Dy shqiptarë të Kosovës, babë e bir, janë vrarë në Maribor të Sllovenisë.
Siç njofton Klan Kosova, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e Abedin Shalës, ku ishte edhe selia e ndërmarrjes së tij ndërtimore.
Raportohet se në shtëpinë e shqiptarit thuhet të ketë ardhur Milivoje Çuk, i punësuar në ndërmarrjen “Fossor” të Shalës, i cili një kohë ka qenë në pushim mjekësor.
Ai ka kërkuar t’i paguhet borxhi që pretendonte se ia kishte Abedin Shala, me ç’rast ka ndodhur fjalosja gjatë së cilës 55 vjeçari Çuk ka nxjerrë revolen dhe ka vrarë Abedinin dhe djalin e tij 28-vjeçar Gëzim Shalën, kurse pas kësaj ka bërë vetëvrasje.
Polica njoftoi se janë duke u marrë me këtë ngjarje.
Ndalohet rreptësisht marrja dhe shpërndarja ne media, portale. .. pa autorizim paraprak me shkrim nga A.P.L. KosovaPress.
Kontakt: parapagimi@kosovapress.com, tel: +37744966167.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress- COPYRIGHT
- See more at: http://www.kosovapress.com/sq/kronika-e-zeze/babe-e-bir-nga-kosova-vriten-ne-slloveni-4667/#sthash.NwnQlHrv.dpufKontakt: parapagimi@kosovapress.com, tel: +37744966167.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress- COPYRIGHT
No comments:
Post a Comment