Sunday, December 29, 2013

Muzika Ne Kosovë

Muzika në Kosovë si dhe në pjesët tjera të Ballkanit i ka rrënjët në fazën e parë të artikullimit të njeriut. Si veçori e saj është mbajtja në jetë e traditës muzikore duke filluar nga format primitive e, që i kanë prirë formameve tjera më komplekse. Këtu duhet theksuar përpjekjet e mëdha të artdashësve të Kosovës, për të arritur që të mbajnë në jetë gjitha fazat e zhvillimit të muzikës, deri tek operat. Edhe përkundër kushteve të dobëta ekonomike, krijimtaria burimore artistike tradicionale muzikore ka arrit të mbijetojë dhe të qëndroj përball jo vetëm muzikës argëtuese por edhe përball të ashtuquajturës muzikës argëtuese komerciale.
Pos solo këndimit siq janë ninullat, pra, këngët e djepit, rol të veçantë zënë edhe instrumetet tradicionale, lahuta dhe çiftelia.
Sido që të jetë, zhvillimi i muzikës nga pas lufta e dytë botërore ka mbajt në shkall të lartë muzikën tradicionale, atë burimore, muzikën e lehtë qytetare. Më vonë, nëpërmjet radios e televizionit fillon të depërtojë muzika e lehtë argëtuese dhe krahas tyre ajo pakë më e ashpër, si roku. Përndryshe zhvillimet e muzikës, krijimi i zhandrëve të reja në botë, janë përcjellur rregullisht dhe shumica e tyre edhe janë kultivuar dhe dëgjuar si pjesë e muzikës argëtuese duke mos lënë anash muzikën burimore dhe atë të lehtë qytetare.

No comments:

Post a Comment