Friday, December 27, 2013

riten dy shqiptarë babë e bir në Zvicër

[B]OLOTHURN -  Në një shtëpi fshati në Oensingen të Solothurnit, natën e së enjtes, nga persona të panjohur janë vrarë dy veta dhe një tjetër është plagosur.[/B]

Dy të dyshuar janë arrestuar pak kohë pas ngjarjes. Ndërkohë merret vesh se të vrarët janë dy shqiptarë nga Kosova, babë e bir. Siç tregon Zyrafete B. për mediat zvicerane, bashkëshorti dhe djali i saj ishin duke pritur miq që u vinin nga Franca.

“Pastaj ka rënë celulari i djalit tim. Vëllai i nuses dhe babai i tij kishin ardhur dhe po prisnin jashtë oborrit. Djali iu është afruar mysafirëve. Mandej kam dëgjuar një zënkë. Kisha frikë”, tha ajo.

Ndërkohë grupit i është bashkuar edhe burri. Ishte dëgjuar babai i nuses të thoshte se, ai nuk do ta linte më vajzën e tij në këtë shtëpi. Dhe pas kësaj janë dëgjuar krismat e armëve.

I kontaktuar nga portali Albinfo.ch, zëdhënësi i policisë së Solothurnit, Bruno Gribi, bëri të ditur se të vrarët janë një burrë 51 vjeçar (Hysen B.) dhe djali i tij 26-vjeçar (Përparim B.). Ndërkaq i plagosuri, një burrë 43-vjeçar, është i afërm i familjes së të vrarëve. Ky i fundit gjendet në kurim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gribi tha se dy të arrestuarit janë me shtetësi zvicerane. I pyetur nëse ata janë zviceranë të natyralizuar, ai tha se policia nuk jep informata të kësaj natyre.

Krimi është kryer me një pushkë automatike dhe me një revolver.

"Koha Ditore" M.A.

No comments:

Post a Comment